Aktuale

Pamje nga aksioni i Policisë së Kosovës dhe arrestimet në veri

Janë publikuar pamjet e aksionit të Policisë së Kosovës në veri.

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në veri të Kosovës.

Mediat serbe raportojnë se pjesëtarët e njësisë speciale ROSU kanë hyrë sot në mëngjes në lagjen e Boshnjakëve dhe kanë arrestuar një pjestar të policisë të nacionalitetit serb, transmeton lajmi.net.

Arrestime pati edhe në pjesë tjera të veriut të Kosovës përfshirë Zubin Potokun ku po ashtu është arrestuar një pjestar i policisë i nacionalitetit serb.

Këto janë pamjet e arrestimeve të publikuara nga “Novosti”. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli