Aktuale

Panama e pret Presidentin me Gardë – Thaçi shfaqet si sportist (FOTO)

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi është duke qëndruar në Panama.

Por, për dallim prej herëve të tjera, Thaçi kësaj radhe është veshur me veshje jozyrtare gjatë kësaj vizite.

Ai ka veshur setër me bluzë sportive, derisa, poshtë ka të veshur pantallona.

Nuk dihet nëse një veprim të tillë e ka bërë qëllimshëm apo ka ndodhur diçka tjetër me Protokollin e Shtetit, shkruan Gazeta Express.

“Gjatë ditës në Panama do të kem takime me përfaqësues të shteteve të Amerikës Qendrore dhe Amerikës Latine, për të shtyrë përpara agjendën bilaterale dhe atë të njohjes. Kosova është e bekuar që ka miq në çdo cep të botës”, ka shkruar Thaçi në FB.