Aktuale

Paraburgim nga një muaj kundër dy personave për rrahje në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se janë ndalur në paraburgim prej 30 ditësh dy persona të cilët e kanë rrahur një person në Rahovec.

Rasti ka ndodhur para dy ditësh në vreshtat e “ Stone Casle”, ku pas një mosmarrëveshjeje verbale, dy të pandehurit e kishin sulmuar fizikisht të dëmtuarin, duke e goditur disa herë me grushte e shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar kështu lëndime në mushkëri dhe në kokë.

Viktima fillimisht ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ndërsa më pas raportohet se i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe me rekomandim të mjekëve është dërguar në QKUK në Prishtinë, për tretman të mëtutjeshëm.