Aktuale

Paralajmërimet për sulme të merren seriozisht

Pavarësisht njoftimit të Ambasadës së SHBA-së, e cila bën thirrje për rrezik të shtuar të sulmeve terroriste në Kosovë gjatë festave të Pashkëve Katolike dhe Ortodokse, përkatësisht më 2 dhe 9 prill të këtij viti, institucionet e vendit konsiderojnë se gjendja e sigurisë në Kosovë edhe pas zhvillimeve të fundit është e qëndrueshme dhe e qetë.
Njësoj kanë deklaruar edhe zyrtarë nga KFOR-i, të cilët janë shprehur të gatshëm të ndërmarrin çdo masë të nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me EULEX-in.

Në anën tjetër njohës të çështjeve të sigurisë së vendit konsiderojnë që pikërisht komunikata e SHBA-së për Kosovën do të duhej të shërbente që institucionet e vendit të jenë të gatshme për çfarëdo rreziku eventual i cili mund të shfaqet ditëve në vijim, shkruan tutje “Zëri”.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë paralajmëron për rrezik nga sulmet terroriste

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë gjatë ditës së djeshme ka paralajmëruar qytetarët për rrezik të shtuar të sulmeve terroriste në Kosovë gjatë festave të Pashkëve Katolike dhe Ortodokse.