Aktuale

Parashikimi i motit deri kur do të vazhdojë bora në Kosovë

Edhe pse zyrtarisht jemi në stinën e pranverës, dita e sotme është tipike dimërore, më shumë se sa shumica e ditëve të këtij dimri.

Temperaturat në Kosovë sot kanë qenë nën zero dhe vendi është mbuluar me borë, e cila po vazhdon të bie ende.

Por, faqet që parashikojnë motin, bëjnë të ditur se nga nesër temperaturat do të fillojnë të rriten, dhe reshjet e borës do të ndalojnë.

Parashihet që temperatura më e lartë gjatë kësaj jave të shënohet të dielën që do të jetë mbi 10 gradë celcius.