Aktuale

Parashikimi i motit për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë nesër, ditë e diele.

Sipas IHMK-së, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimale ndërmjet 11-15 gradë Celsius”, thuhet në parashikimin e motit nga IHMK-ja.

Gjithashtu, theksohet se do të fryje erë nga verilindja e lehtë deri mesatare.