Aktuale

Parashikimi i motit: Temperatura të larta sot, pasdite pritet shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe me vapë.

IHMK njofton se gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të shoqërohen me shi në formë të stuhive lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes