Aktuale

Parashikimi i motit: Temperaturat deri në 10 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriperëndimi 1-6 m/s.