Aktuale

Parashikimi i motit për sot në Shqipëri

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të dominonë motin në të gjithë territorin e vendit ku më të dendura vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe verilindore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë të pranishme në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa zonat malore do të vijojnë me mot të vranët deri në orët e vona të natës kur pritet edhe zhvillim i tyre duke gjeneruar shira. Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të vijojë të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohen dallgëzim i ulët.