Tech

Parashikohet rritja e çmimit të iPhonëve, kjo është arsyeja

Një betejë ligjore në SHBA në mes të Qualcomm dhe Apple mund të shpiej me rritjen e çmimit të iPhonëve në treg. Prodhuesi i shquar i procesorëve mobil Qualcomm do të kërkojë nga Komisioni Ndërkombëtar Tregtar ndalimin e shitjeve të iPhone dhe iPad në SHBA.

Në rast se gjykata e vendos këtë dënim për Apple, atëherë kompania do të detyrohet që të rrisë çmimin në treg për shkak se rrezikon miliarda dollarë humbje.

Madje kjo betejë ligjore e cila pritet të pasojë me dënime tejet të mëdha pritet të ndikojë edhe në çmimin e iPhone 8 që me shumë gjasa do të jetë më shumë se 1000 euro.

Në ankesën e Qualcomm thuhej: “iPhone-t të cilët përdorin modemë celularë të furnizuar nga kompani të tjera përveç Qualcomm duhet të ndalohen.”/Indeksonline/

the authorE B