Aktuale

“Parlamenti i Kosovës duhet ta kthej në pikën 0, marrëveshjen me Malin e Zi!”

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi sot përmes një konference për media ka folur për vizitën e kryeministrit malazez, Dushko Markoviq dhe tentativës për zgjidhjen e demarkacionit, raporton Gazeta Blic.

Selimi ka thënë se marrëveshja aktuale e demarkacionit duhet të kthehet në pikën 0, dhe se duhet të diskutohet për një marrëveshje të re.

“Është mirë që Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë raport armiqësore dhe kanë marrëdhënie diplomatike dhe respektivisht edhe njohje reciproke, por marrëveshja me Malin e Zi ka rezultuar të jetë marrëveshje e dëmshme për Kosovën, ku Kosova humb territorin e saj dhe në këtë rast është mirë që të kemi një raport siç është ai i Bulliqit i cili ia rekomandon parlamentit të Kosovës që të mos e ratifikojë këtë marrëveshje, dhe mendoj që parlamenti i Kosovës duhet ta kthej në pikën 0 këtë marrëveshje duke i hapur rrugë rinegocimit dhe asnjëherë ratifikimit. Marrëveshjet ndërkombëtare nuk mund të ndryshohen njëanshëm dhe kështu që i bie se ne ose duhet ta pranojmë marrëveshjen ashtu siç është ose ta kundërshtojmë atë”, ka deklaruar Selimi, raporton Gazeta Blic.

Edhe njëherë deputeti i VV-së ka treguar qëndrimin e partisë së tij karshi Demarkacionit me Malin e Zi.

“LVV ka qenë në mënyrë permanente që kjo marrëveshje të mos ratifikohet”, tha ai.