Rajon & Botë

Parlamenti nis lëvizjet për largimin e Mugabes nga presidenca

Zanu-PF, partia e presidentit të Zimbabvesë, Rober Muhgabe ka filluar lëvizjet për rrëzimin e tij.

Një zyrtar i kësaj partie,, tha se do të paraqesin të martën një mocion në parlament, për largimin e tij nga presidenca dhe se procesi do të zgjasë vetëm dy ditë.

Në bazë të këtij mocioni, 93-vjeçari akuzohet ndër të tjerash edhe për lejimin e gruas së tij Grace për “uzurpimin e fuqisë kushtetuese”.

Udhëheqësit ushtarakë, të cilët kanë ndërhyrë javën e kaluar në grushtin e shtetit të organizuar për rrëzimin e tij, thanë se së shpejti do të takohen me ish-nënpresidentin i cili ndodhet jashtë shtetit, transmeton KosovaPress.

Emmerson Mnangagwa u largua nga Zimbabve pasi Mugabe e largoi nga pozita e nënpresidentit, tij, lëvizje kjo që u pa si një mënyrë për të pastruar rrugën që gruaja e tij të marrë pushtetin.

Ky veprim nxiti zyrtarët e lartë të ushtrisë, të vënë Mugaben nën arrest shtëpiak, edhe pse ai vazhdoi të mbetet president.