Aktuale

Parlamenti serb voton qeverinë e Ana Brnabiq

Deputetët e Kuvendit të Serbisë sot me shumicë votash votuan qeverinë e kryeministres së re Ana Brnabiq.

Për qeverinë e Brnabiq votuan nga 212 deputetë të pranishëm 157, 55 ishin kundër, ndërsa nuk pati abstenime.

Gjashtë deputetët e partisë Jedinstvene Srbije, votuan kundër zgjedhjes së qeverisë së re serbe.