NISMA për Kosovën, parti e themeluar nga të pakënaqurit e PDK’së, mban sot Kuvendin e Parë Zgjedhor. Aty pritet të dalin organet e reja të partisë. Siç pritet, Fatmir Limaj pritet të jetë në krye të këtij subjekti politik.
Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi kishin mbajtur pozita të lartë në Qeveri, Kuvend e PDK. Mirëpo, kur punët me Thaçin s’po iu shkonin mirë vendosën të themelojnë NISMA’n për Kosovën.
Sot, Partia e tyre, po e mban Kuvendin e Parë Zgjedhor. Aty, do të vendoset edhe për drejtimin e ri të kësaj partie.
NISMA për Kosovën është pjesë e Kuvendit si partia më e vogël opozitare.