Aktuale

Partitë më të mëdha do t’i përmbyllin fushatat në Prishtinë

Kryeqyteti të premten, ditën e fundit të fushatës zgjedhore do të pres shumë njerëz. Kjo pasi subjektet më të mëdha politike kanë vendosur që përmbylljen e fushatës ta bëjnë në Prishtinë.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma për Kosovën, do ta përmbyll fushatën në sallën “1Tetori”, në Prishtinë në ora 15:00, këtë e ka konfirmuar zyrtarë nga shtabi zgjedhor i AAK-së.

Ndërsa në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, në ora 17:00 do të jetë vendi ku koalicioni LDK-AKR-Alternativa, do të përmbyllin fushatën. Kjo u bë e ditur nga Blenard Maloku nga shtabi zgjedhor i LDK-së.

Lëvizja Vetëvendosje si e vetme në fushatë ka vendosur që përmbylljen e fushatës ta bëjë në sheshin “Skënderbe”, në Prishtinë, në ora 21:00.

Fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit ka filluar më 31 maj dhe përfundon të premten më 9 qershor./KP