Arsim & Kulturë

Pas Akademisë maqedonase, edhe Akademia malazeze e Shkencave dhe Arteve fyen shqiptarët

Në Fjalorin e Akademisë malazeze të Shkencave dhe Arteve (CANU- Crnogorska Akademija Nauka i Umjetnosti) të botuar disa ditë më parë, në mes tjerash shkruan se shqiptarët janë agresorë, okupatorë dhe se kulturën e gjuhën përmes agresionit ua imponojnë të tjerëve me qëllime për t’i “albanizuar”
Lidhur me këtë ka reaguar deputeti Nik Gjeloshaj, i cili ka akuzuar Akademinë malazeze të Shkencave dhe Arteve se po fyen, po përhap gënjeshtra dhe të pavërteta.

”Shqiptarët si komb, gjithmonë gjatë historisë, edhe pse në vetvete kanë 3 besime, dhe janë pothuajse në të gjitha vendet e botës, kemi qenë shembull për të gjithë, nuk kemi luftuar kurrë në mes veti, kurrë nuk kemi sulmuar as pushtuar askënd, e ndoshta dikujt i pengojnë këto fakte, dhe se ne gjithmonë jemi mbrojtur, e së fundi edhe u mbrojtëm dhe u bëmë partnerët më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Gjeloshaj, transmeton Malësia.org shkrimin e Analitika.

Gjeloshaj tha se me keqardhje konstaton se një institucion i tillë përhap gënjeshtra dhe promovon vepra të tilla.

Ftoj institucionet përkatëse, kryetarin e Kuvendit, Qeverisë dhe kryeministrin, që të reagojnë dhe të dënojnë këtë Fjalor, ndërsa Akademia malazeze e Shkencave dhe Arteve menjëherë të tërheqin fjalorin në fjalë. Në të njëjtën kohë pres që Akademia dhe krerët e shtetit të kërkojnë falje. Na bazë të kësaj, për fat të keq, mund të konkludojmë se në Prokuroria e Lartë e Shtetit gjendet në “pushime”, sepse në çdo shtet ligjor do të kishte reaguar dhe ndaluar që një fjalor i tillë të vihet në dispozicion të publikut, dhe si shkallën e fundit, do të nisë një hetim kundër atyre që janë përgjegjës”, përfundoi Gjeloshaj.

Leave a Reply