Rajon & Botë

Pas betimit të Trumpit si president, Izraeli vazhdon ndërtimet e vendbanimeve izraelite në tokën e okupuar

Komuna e Jerusalemit e vendosur ka vazhduar me ndërtimin e 566 shtëpive për hebrenjtë në lindje të Jerusalemit.

Planet për ndërtimin e këtyre shtëpive ishin ndërprerë në muajt e fundit të Administratës së Barack Obamas, por sot është njoftuar për vazhdimin e tyre pas inaugurimit të Donald Trumpit, transmeton Express.

Nuk është bërë e qartë nëse plani për këto ndërtime nevojitet të marrin aprovime të tjera, apo se kur do të fillojë puna ndërtimore.

Izraeli dhe Obama janë përleshur shpesh rreth ndërtimeve në zonat të cilat Izraeli i okupoi në luftën e vitit 1967 në Lindje të Mesme.

Shumica e shteteve të botës i konsiderojnë si ilegale dhe jo legjitime ndërtimet e vendbanimeve izraelite në territorin e okupuar.

Ama, qeveria izraelite ka shpresa dhe pritje të mëdha për Trumpin, i cili ka dhënë sinjale se ai do të ketë një qasje shumë më të mirë ndaj tyre./Express/