Sport

Pas humbjes turpëruese në finale, Milani largon sulmuesin e njohur

Lamtumira vjen pas një sezoni.

Milan, i mposhtur nga Juventus në finalen e Kupës së Italisë, vazhdon manovrat në merkato për sezonin e ardhshëm.

Ashtu si ka shkruar “Corriere dello Sport”, sulmues Andre Silva po përgatitet të largohet, pas vetëm një sezoni me kuqezinjtë.

22-vjeçari nga Portugalia ka shumë admirues në Europë, me të cilët edhe trajneri me të cilin ka punuar te Porto, Nuno Espirito Santo, sipas asaj që shkruan “The Sun”, që kërkon ta marrë me vete te Wolverhampton.

Ky ekip në sezonin e ardhshëm do të luajë në Premier League, pasi fitoi kampionatin Championship.

MILAN, ITALY – AUGUST 17: Andre Silva of AC Milan celebrates after scoring the opening goal during the UEFA Europa League Qualifying Play-Offs round first leg match between AC Milan and KF Shkendija 79 at Stadio Giuseppe Meazza on August 17, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)