ShowBiz

Pas këtyre videove të J-Lo, do të shkoni menjëherë në fitnes

Edhe pse vitet kalojnë, Jennifer Lopez vazhdon të na inspirojë në mënyrë të njëjte përsa i përket formave fizike.
Origjina latine ka goxha kontribute në këtë drejtim, por nga ana tjetër përkujdesi i këngëtares ndaj vetes mbetet ndër rastet e veçanta. Kemi folur shumë për dietën e saj, e kemi përmendur se janë tre produkte ato të cilat J-Lo nuk i konsumon kurrë: kafja, cigarja dhe alkooli.

Besojmë se shumica e kujtojnë faktin që elementi më i rëndësishëm i regjimit ditor të artistes ishte uji, ashtu sikurse nuk mund të harrojmë vaktet e saj të kalkuluar me përpikëri. Rezultati i gjithë kësaj pune? Edhe pse në moshën 47-vjeҫare, Jennifer nuk ngjan aspak si e tillë

Si për të mos mjaftuar kjo, çfarë na ka bërë sa të motivohemi, aq dhe të presim shpresat, ka qenë postimi në My Story-n e këngëtares.

Veshur sportive, ne ambjentet e një palestre, J-Lo na tregon shumë në pak sekonda. Lopez shihet teksa ushtrohet me një nga pajisjet tipike për përmirësimin e formave fizike, e mund të dallohen fare qartë muskujt e saj, sidomos në pjesën e krahëve.

Edhe pse në dukje shumë të vështira, Jennifer nuk nguron aspak të marrë përsipër aktivitete të këtij lloji. Përpos kësaj, trajneri personal i artistes ka publikuar në faqen e tij në ‘Instagram’ një tjetër video të Jennifer, ku kjo e fundit shihet duke ekzekutuar një ushtrim ndryshe – këtë herë, e kupton fare mirë se si i ka përftuar vithet bombastike J-Lo!

Kështu, nëse përtoni të shkoni në palestër apo të ushtroheni në mënyrë individuale, sido qoftë zgjedhja juaj, dijeni se nuk keni asnjë lloj justifikimi. Kjo 47-vjeҫare ju sfidon…

Për më shumë shikoni fotografitë. /GazetaExpress/.

the authorE B