Aktuale

Pas mjetit shpërthyes në shtëpinë e tij, flet Murat Meha

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Demarkacion, ka reaguar lidhur me mjetin shpërthyes që është gjetur në terrasën e shtëpisë së tij.

Ai ka dënuar sulmin që është bërë dhe ka thënë se çdo punë e bërë për demarkacionin me Malin e Zi, është e argumentuar dhe dokumentar.

“Dua të them se puna profesionale bëhet në mënyrë të argumentuar dhe me dokumentacion që askush s’mund ta asgjësojë dhe të krijojë alibi se kufiri duhet të jetë diku tjetër”, ka thënë Meha.

Sulmin ndaj shtëpisë së Mehës, e ka dënuar edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa, i cili tha se një akt i tillë, ka të bëjë  me njerëz, që duan të pengojnë ardhmërinë e vendit.