Sport

Pas Neymarit, Barcelonës i largohet edhe një yll (Foto)

Sergi Roberto mund të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere
E ardhmja e Sergi Robertos është larg Barcelonës, shkruan e përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo.

Mosaktivizimi si titullar në trofeun “Joan Gamper” dhe Superkupën e Spanjës ndaj Real Madridit e ka shtyrë spanjollin që të mendojë për largim nga “Camp Nou”.

Një arsye tjetër që mund ta shtyjë largimin e Robertos nga Barcelona është edhe transferimi i Paulinhos nga Guangzhou Evergrande, përcjell Express.

Mundo Deportivo shkruan se interesim për spanjollin ka shfaqur Juventus, Milan, Manchester United dhe Chelsea. /Express/