Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit për Evropën dhe Azinë Victoria Nuland, e cila ka ardhur për vizitë zyrtare në Kosovë, pas takimit me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, tashmë është në takim me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Vizita e zyrtarës së lartë amerikane, sic është raportuar në media po bëhet si zgjidhje e cështjes së demarkacinit me Malin e Zi, kusht kryesor ky për liberalizim të vizave.
Pas takimit me Veselin, Nuland do të takohet me kryeministrin Isa Mustafa dhe në fund me zëvendës-kryeministrin Branimir Stojanovic.