ShowBiz

Pas publikimit të këngës nga Nora e Roberti, reagon Era (Foto)

Çifti i estradës Nora Istrefi dhe Robert Berisha një ditë më parë kanë publikuar projektin e tyre të përbashkët për herë të parë.

“Ska inatë”, titullohet kënga më e re nga dyshja e njohur. Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga fansat e tyre.

Përveç fansave edhe familjarë e kolegë të shumtë kanë ofruar mbështetje.

Natyrisht nuk ka munguar përkrahja nga motra e Norës, Era Istrefi.

Ajo në profilin e saj në Instastory ka postuar një fotografi nga klipi i këngës “Ska inatë”.

“Gati për ta shikuar projektin e ri”, kishte lënë mbishkrim Era.

the authorE B