Rajon & Botë

Pas SHBA-së dhe Izraelit, edhe Britania largohet nga UNESCO

Pas Shteteve të Bashkuara (SHBA) dhe Izraelit, edhe Britania do të tërhiqet nga UNESCO. Planin për tërheqje e konfirmon një zyrtarë i lartë britanik.
Britania vendi i cili para 40 viteve ishte një ndër themeluesit kryesor të UNESCO’s, ka vendosur që të tërhiqet nga kjo agjenci 160 anëtareshe e Kombeve të Bashkuara (OKB), edhe pse këtë ende nuk e kanë bërë zyrtarisht të ditur.

Një burim anonim nga Zyra e Jashtme, tregon se qysh nga koha e Timothy Raison, Ministër në Qeverinë Britanike të Margaret Thatcher, është planifikuar një tërheqje nga UNESCO. Por tash, duket se është planifikuar seriozisht që të tërhiqet nga UNESCO, të cilën e konsideron se është duke u keqmenagjuar dhe se është ‘politizuar së tepërmi’, duke e cilësuar si të njëanshme akuzat ndaj Izraelit të cilat i konsiderojnë dhesi antisemite, trasnmeton gazetametro.net

Po ashtu edhe thirrje të deputetëve britanikë kanë bërë thirrje për tërheqje, e cila pritet të ndodhë shumë shpejtë edhe zyrtarisht.

Ndryshe, SHBA së bashku me Izraelin zyrtarisht me 1 janar e kanë braktisur këtë agjenci, ani pse pas Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës themeluan ketë agjenci e cila ka selinë në Paris të Francës, e cila ka për qëllim të promovimit të paqes, SHBA’të dhe Izraeli braktisin atë sot.

Komunikata nga Departamenti i Shtetit Amerikan, tregon se kjo braktisja nga kjo agjenci vjen pasi e konsiderojnë anti-izraelite dhe për shkak se agjencia më parë e kishte kritikuar Izraelin për okupim të Jerusalemit Lindor.

Kosova, ka aplikuar një herë për anëtarësim në UNESCO, por që pikërisht, për shkak të përkeqësimin të marrëdhënieve me këtë agjenci, ka dështuar lobimi, për anëtarësim. Tash mbetet të shihet se cila do të jetë politika e jashtme e Kosovës, ndaj kësaj agjencie e cila synon të mbrojë kryesisht objektet fetare në Kosovë.