Aktuale

Pas shkarkimit Valdete Daka mban konferencë për media

Ish- kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka do të mbajë konferencë për media.

Kjo Konferencë do të mbahet nga ora 11:00 në KQZ.

Ndërkaq kujtojmë se dje presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita që mbante në KQZ tash e sa vite. Kurse Daka ende nuk ka reaguar asgjë në lidhje me këtë. /ATVLIVE