Rajon & Botë

Pas Skocisë edhe Kanadaja ua lejon oficereve myslimane veshjen e hixhabit (Foto)

Gratë myslimane që shërbejnë në Policinë Mbretërore me Kuaj të Kanadasë (RCMP) do të lejohen të veshin hixhabin në detyrë.

Ky ndryshim ka për qëllim të nxisë shumëllojshmërinë në radhët e të ashtuquajturës policisë me kuaj, sipas Independent.

Ndërkohë, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka përjashtuar nocionin e vendit që ta ndalojë veshjen e burkinit ndonjëherë.

“Në Kanada, a mund të flasim për pranimin, të qenet i hapur, miqësor, dhe mirëkuptues? Bëhet fjalë për atë se kah po shkojmë dhe nëpër çfarë po kalojmë çdo ditë në komunitetet tona të pasura dhe shumëllojshme,” tha Terau./Express