Rajon & Botë

Pas sulmit në Berlin, rritet popullariteti i të djathtës populiste

Popullariteti i të djathtës populiste gjermane është rritur ndjeshëm, në më shumë se 15 për qind të pëlqimeve, sipas një sondazhi të shfaqur sot dhe të realizuar pas atentatit në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.

Alternativa për Gjermaninë (AfD) mbledh 15,5 për qind të votave për legjislativet e vitit 2017, 2,5 pikë më shumë se sa një javë më parë, tregohet në këtë anketim të opinionit për të përditshmen “Bild” dhe të realizuar nga instituti “INSA”, transmeton atsh

Bëhet fjalë për nivelin më të lartë të arritur nga lëvizja kundër migrantëve dhe anti islamike që prej muajit shtator.