Aktuale

Pas vendimit me burg të përjetshëm për Mlladiqin, reagon kryeministrja serbe

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, pas vendimit me burg të përjetshëm për Ratko Mlladiq, tha se për popullin serb nuk është befasi një vendim i tillë. Sipas saj, e ardhmja duhet kthyer nga e ardhmja që të ketë një shtet të qëndrueshëm.

“Ne duhet të shikojmë kah e ardhmja, në mënyrë që të kemi një shtet të qëndrueshëm”, tha ajo.

Udhëheqësi ushtarak i forcave serbe gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ratko Mlladiq, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës.