Aktuale

Pas vrasjes së djeshme, kryetari i Suharekës kërkon mbylljen e kazinove në këtë komunë

Dje në Suharekë, në një kazino u vra Jetmir Alijaj nga Suhareka nga një rreshter i Policisë.
Një rreshter i Policisë së Kosovës me inicialet Sh.S., në një kazino në Suharekë ka vrarë të riun Jetmir Alijaj, raporton lajmi.net.

Pas kësaj vrasje, kreu i Suharekës, Bali Muharremja, ka kërkuar mbylljen e të gjitha kazinove në këtë qytet.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Muharremaj, në emër të qytetarëve të Suharekës ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të marrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, për mbylljen e kazinove në Komunën e Suharekës.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar rreshterin me inicialet Sh.S., dhe me urdhër të prokurorisë i njëjti është ndalur për 48 orë, nën dyshimin se ka vrarë Jetmir Alijajn, raporton më tutje lajmi.net.

Postimi i plotë i Muharremajt pa ndërhyrje:

Kërkoj mbylljen e KAZINOVE në Komunën e SuharekësSot kam dhënë urdhër për Drejtorinë e Inspekcionit dhe poashtu kam kërkuar mbështetjen e Policisë në Suharekë, për një operacion verifikimi në të gjitha këto objekte, ku zhvillohen lojërat e fatit.Në emër të qytetarëve te Komunës së Suharekës, kërkoj nga institucionet përkatëse që të marrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, për mbylljen e kazinove në Komunën e Suharekës.Si Kryetar i Komun nga institucionet përkatëse që të marrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, për mbylljen e kazinove në Komunën e Suharekës.ës së Suharekës do të jem afër qytetarëve, që për aq sa më mundëson ligji që të jem në mbrojtjen e interesave tuaja. /Lajmi.net/