Aktuale

Pasi i eksportuan mish të prishur Kosovës, kompanitë belge akuzohen se eksportuan edhe lëndë kimike drejt Sirisë

Tri kompani belge po akuzohen se kanë eksportuar lëndë kimike drejt Sirisë, një prej të cilave thuhet se është përdorur për prodhimin e gazit sarin, raporton Guardian, përcjell Periskopi.

Kompanitë kanë thënë se kanë vepruar me pajtimin e doganave belge mes viteve 2014 dhe 2016.

Sipas një grupi hulumtues britanez, Bellingcat, dhe një organizata jopërfituese gjermane, Syrian Archive, Belgjika është i vetmi shtet i BE-së që ka eksportuar lëndën kimike të quajtur isopropanol që nga korriku i vitit 2013, ndërsa kishte një ndalesë nga Organizata për ndalimin e armëve kimike.

Inicimi i rastit është bërë nga autoritetet holandeze.

Mes majit të 2014-s dhe dhjetorit të 2016-s, kishte 24 dërgesa për në Siri nga këto kompani, që po punonin bashkërisht, dhe ku po përmbaheshin 168 ton izopropanol, 219 ton aceton, 77 ton metanol, dhe 21 ton diklorometan.

Sarini, që është ndaluar që nga viti 1993, bëhet përmes një përzirjeje mes izopropanolit difloridit të metilfosfonilit. /Periskopi