Tech

Pastrimi i parave në formë të kriptomonedhave rritet për 30%, zbulon raporti

Kriminelët pastruan 8.6 miliardë dollarë në formë të kriptomonedhave në vitin 2021, që është një ngritje prej 30% më shumë se një vit më parë, thotë një raport nga kompania e të dhënave blockchain Chainalysis.

Raporti thotë se policia mund t’i japë një “goditje të madhe” krimit duke hetuar shërbimet kryesore të përdorura për pastrimin e kriptomonedhave nga kriminelët.

Chainalysis thotë se gjurmon kuletat e kriptomonedhave të kontrolluara nga kriminelë të tillë si sulmuesit ransomware, operatorët malware, mashtruesit, trafikantët e qenieve njerëzore, operatorët e tregut të rrjetit të errët dhe grupet terroriste.

Duke ndjekur flukset e kriptomonedhave nga adresat e lidhura me aktivitetin kriminal, Chainalysis ishte në gjendje të vlerësonte sasinë e “pastruar”.