Aktuale

PDK: Bahtiri pasi futi komunën në borxhe, tenton të marrë kredi për qëllime personale

Përfaqësues të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, kanë shprehur shqetësimin e tyre për planet e komunës rreth marrjes së kredisë për financimin e projektit ‘Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve fekale, atmosferike dhe industriale në qytetin e Mitrovicës me rrethinë’.

Ata gjatë një konference për media të shtunën në Mitrovicë me temën ”Bahtiri pasi futi komunën në borxhe të mëdha, tenton ta thelloj gjendjen duke marrë kredi për t’i arrritur qëllimet e tij personale”, e kanë quajtur të dëmshme për qytetin dhe të papranueshme, hyrjen në kredi të kësaj komune.

Zëdhënësi i PDK-së në Mitrovicë, Mehdi Haxha, ka bërë të ditur se PDK-ja në Mitrovicë do të mbështesë edhe hyrjen në kredi për realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore të cilat do të kenë impakt të drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve, por me kusht që komuna t’i plotësojë kushtet e parapara ligjore dhe teknike të cilat rregullojnë çështjes e borxhit publik.

Sipas tij, projektet e propozuara nga komuna nuk janë të përfshira në BKK dhe nuk janë të planifikuara në KASH, ndërsa, potencoi se komuna vetëm dy vitet e fundit ka krijuar borxhe mbi një milion, pa mbulesë.

Ai ka përmendur po ashtu se vlera prej 7 milionëve për të cilat komuna po tenton të marrë kredi në emër të projektit, nuk është reale, por shumëfish e ngritur bazuar në standardet teknike të kësaj lëmie.

“Duke analizuar kushtet ligjore që rregullojnë çështjen e marrjes së borxhit publik për investime kapitale, rregullat ligjore të përcaktimit të prioriteteve të larta investive dhe rregullat teknike për fushën e investimeve kapitale në kanalizime fekale dhe industriale, Grupi Parlamentar i PDK-së deklaron pro hyrjes së komunës në borxh publik, por me kusht që paraprakisht të bëhen ndryshime teknike dhe të plotësohen kushtet specifike ligjore që rregullojnë këtë lëmi… Në vitin 2014 komuna ka marrë opinion të pakualifikuar me theksim të çështjes, ndërsa në vitin 2015 komuna ka marrë opinion të kualifikuar me theksim të çështjes. Bazuar në të dhënat që posedojmë që në vitin 2016 ka pasur keqmenaxhim edhe më drastic të buxhetit komunal dhe janë krijuar borxhe pa mbulesë në mbi 1 milion e 100 mijë euro. Pritet që opinioni I auditorit të përgjithshëm për vitin 2016 të jetë ende më I pafavorshëm pë r komunën… Kostoja e ndërtimit në projektet ideore të paraqitur në prezantim nuk është kosto reale, por shhumëfish e ngritur bazuar në standardet teknike të kësaj lëmie”, ka thënë mes tjerash Haxha. /KP