Aktuale

PDK bojkoton seancën e Kuvendit?

Para fillimit të seancës plenare për votimin e qeverisë re në Kuvendin e Kosovës nuk janë parë ende deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Po pritet nëse ata do të marrin pjesë në ketë seancë apo ta bojkotojnë atë.

Ndryshe Hajredin Kuçi ka thënë se në seancën e sotme do të veprojnë si opozitë dhe që nuk do ta votojnë qeverinë e Albin Kurtit.

Në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka filluar grumbullimi i deputetëve të cilët do të marrin pjesë në seancën ku do të votohet qeveria e Albin Kurtit.

the authorGazetaKNN