Aktuale

PDK: Nisma po mundohet t’i njollos zgjedhjet me pretendime të pavërteta

Zëdhënësi i PDK-së në Drenas, Betim Berisha, tha se në të gjitha vendvotimet qytetaret e Drenasit po tregojnë qytetari.

Ai tha se deri tash PDK nuk vërejtur ndonjë parregullsi, përveç faktit që “disa persona i ka kap paniku”.

Berisha i PDK-së ka ftuar qytetarët që të jenë të vëmendshëm dhe të mos bien pre e deklaratave të taborit të kundërshtarit politik nga ana tjetër. Ai hodhi poshtë kritikat që NISMA i ka bërë për vendvotimin në Sankovc, për çka tha se është e kundërta ngase ishte pikërisht një zyrtar i NISMA-së, Shyqri Bytyqi, që po bënë presion tek qytetarët që të votojnë për kandidatin e tyre.

Zëdhënësi i PDK në Drenas tha se NISMA po mundohet që të njollosi gjithë procesin zgjedhor, duke dhënë deklarata të pavërteta. /KosovaPress/