Aktuale

Pejë: Qytetarët dhe opozita protestojnë kundër Demarkacionit (Foto)

Shumë qytetarë janë mbledhur në Sheshin e Qytetit në Pejë për të protestuar kundër ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova. Për momentin fjalime janë duke mbajtur përfaqësuesit e fshatrave të asaj ane.

Protesta e ashtuquajtur gjithë popullore ka filluar në orën 12:00 dhe organizatorët kanë kritikuar qeverinë e vendit dhe komisionin shtetëror të Demarkacionit.

Qytetarët kanë bartur pankarta në duar duke kërkuar mosratifikm të Demarkacionit dhe marrëveshje të re me Malin e Zi për kufirin.

Ata kanë kërkuar që të bëhet edhe njëherë procesi i Demarkacionit dhe ai tash e tutje të jetë shumë më transparent.

Në Pejë është parë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

the authorSamir Dalipi