Aktuale

Pejë: Rrihet me gruan dhe vjehrrën, pastaj ia vë zjarrin shtëpisë

Nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se të enjten në Pejë, i dyshuari mashkull është përleshur fizikisht me gruan dhe vjehrrën. Më pas ia kishte vënë zjarrin shtëpisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me dy të dyshuarat femra K-Shqiptare (bashkëshorten e vet dhe vjehrrën e tij) janë përleshur në mes veti duke i shkaktuar lëndime njërit-tjetrit, dhe pastaj i dyshuari i kishte vënë zjarrin shtëpisë dhe kishte kanosur se do ta djeg edhe banesën që kanë në Pejë”, thuhet në raport.

Sipas policisë, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vend ngjarje dhe kanë lokalizuar-shuar zjarrin edhe pse janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarat pas intervistimit janë liruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.