Aktuale

Pensionistët i kërkojnë Haradinajt ndryshimin e ligjit për pensionet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Lidhjen e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Kosovës, të përfaqësuar nga kryetar i Shaban Kajtazi, të cilët e uruan atë për përgjegjësitë e reja.

Sipas komunikatës së dërguar nga zyra për informim e kryeministrit, Haradinaj shprehu përkushtimin e tij dhe të Qeverisë që ai drejton që të sigurohet përkujdesje më dinjitoze për pensionistët e Kosovës dhe që të rritet mirëqenia e tyre, sepse sipas tij, shoqëria kosovare këtë temë e ka vonuar shumë.

Pensionistët dhe invalidët e punës kërkuan që të ndryshohet Ligji për pensionistët dhe të ndahen pensionet sipas kontributdhënies. /KosovaPress/