Rajon & Botë

Pentagoni riposton gabimisht në Twitter mesazhin për dorëheqjen e… Trumpit?

Pentagoni ripostoi aksidentalisht dje në Twitter një mesazh që kërkonte dorëheqjen e presidentit, Donald Trump , sipas konfirmimit të një zëdhënësi.

“Zgjidhja është e thjeshtë: Roy Moore: Të heqë dorë nga gara elektorale. Al Franken: Dorëheqje nga kongresi. Donald Trump: Dorëheqje nga presidenca. PR: Ndaloni së trajtuari sulmet seksuale si një çështje partiake. Çështja e sulmeve seksuale mbetet një krim po aq sa edhe hipokrizia juaj”, lexohet në faqen zyrtare të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Pentagonit, në Twitter, nga përdoruesi, Proud Resister.

”Një person përgjegjës për menaxhimin e faqes së Twitter-it ka postuar gabimisht një mesazh që nuk duhej të deklarohej publikisht nga Departamenti i Mbrojtësi “, sipas zëdhënëses së Pentagonit, Dana W White.

” Operatori e kapi gabimin dhe e fshiu atë menjëherë”, shtoi ajo.

Roy Moore, kandidati i Partisë Republikane për Senatin dhe senatori i Partisë Demokrate, Al Franken janë akuzuar kohët e fundit për sulme seksuale.

Gjithashtu, pjesë e akuzave për sulme seksuale ka qënë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

the authorE B