Aktuale

Për 24 orë, Policia shqiptoi 1 mijë e 117 tiketa për mos-respektim të masave anti-COVID

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 17 mijë e 139 persona.

Që nga muaji mars kur edhe u konfirmuan rastet e para, institucionet përgjegjëse në vend ndërmorën masa të shumta në mënyrë që të parandalohet përhapja edhe më e madhe e këtij virusi.

Muaj më vonë me të votuar ligji në Kuvendin e Kosovës, edhe Policia e Kosovës nisi të merret me rishpërndarjen e tiketave për mos-respektim të masave anti-COVID.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 117 tiketa në bazë të ligjit COVID-19./Lajmi.net/

the authorGazetaKNN