ShowBiz

Për ditëlindjen e 24-të, Baby G ka një dhuratë për fansat

Reperja sot hyn në moshë të re.

Baby G ka qenë një nga femrat e para në estradë që kishte filluar të bëj rep, dhe stili i saj ishte mjaft unik dhe i pëlqyer nga publiku, shkruan lajmi.net.

Ajo sot feston ditëlindjen, dhe mbush 24 vite. Në një video të publikuar ish anëtarja e ‘On records’ thotë se ka një surprizë për fansat e saj.

Në incizimin e ndarë Baby shfaqet me një vello duke kërcyer ‘twerk’ dhe sipër saj shkruan “Është ditëlindja ime, kam një surprizë për ju sot”. /Lajmi.net/