Aktuale

Për një ditë dhjetëra aksidente, dy me viktima

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit brenda territorit të Kosovës kanë ndodhur 45 aksidente trafiku, ku dy prej tyre ishin edhe me vdekje.

Prej gjithë aksidenteve që kanë ndodhur, dy thuhet se kanë qenë me fatalitet, kurse 19 me të lënduar si dhe 24 pa lëndime në njerëz.

Brenda 24 orëve, njësitet patrulluese të policisë kanë shqiptuar edhe 703 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në trafik.

E për vepra të ndryshme, Policia e Kosovës ka arrestuar 19 persona, prej tyre 14 i ka dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse një në vuajtje të dënimit që i ka dhënë gjykata.