Rajon & Botë

Për Serbinë në NATO janë vetëm 11% e popullsisë, kundër janë 84%

Beograd – anëtarësimi i Serbisë në NATO do të mbështetej prej 11 për qind të qytetarëve serbë, pesë për qind janë të pavendosur, ndërsa 84 për qind janë kundër, janë të dhënat e një ankete të Institutit për Çështje Evropiane në Serbi.
Hulumtimi i institutit i zhvilluar nga datat 10 – 17 mars tregoi se 40 për qind e qytetarëve besojnë se hyrja e Serbisë në NATO është kusht për anëtarësim në BE, se ky qëndrim më shpesh është tek meshkujt më të rinj se 45 vjeç, me një arsim të mesëm, si dhe banorët lindorë dhe Serbia jugore, raporton agjensia Beta.

Në raport thuhet se 17 për qind nuk e dinë përgjigjen për këtë pyetje, ndërsa 43 për qind mendojnë se Serbia duhet të bëhet anëtare e NATO-s, nëse dëshiron hyrjen në BE.

Politikani i cili mbështetë marrëdhënie më të ngushta me NATO-n, spas mendimit të 23 për qind të qytetarëve është kryetarit i Partisë Liberal Demokratike, Çedomir Jovanoviq, një e pesta beson se ky është kandidati presidencial i koalicionit qeverisës, Aleksandar Vuçiq, ndërsa 16.6 për qind thanë se është kandidati presidencial, Vuk Jeremiq.

Për arsyet e bombardimit të Serbisë nga ana e NATO-s, studimi gjeti se më pak se 40 për qind e qytetarëve të Serbisë konsiderojnë si arsye kryesore politikën e Sllobodan Millosheviqit, 17.6 për qind pohojnë si arsye spastrimin etnik të serbëve në Kosovë, 11.3 përqind thanë se janë interesat politike, ndërkohë që rreth 7 për qind e popullsisë nuk deklaron ndonjë arsye.

Përgjigjet e tjera janë përmendur me një frekuencë prej më pak se pesë për qind dhe kanë të bëjnë me pozicionin strategjik të Kosovës, qëndrimin negativ ndaj Serbisë dhe zhvillimin e saj, si dhe interesave ushtarake dhe ekonomike të Shteteve të Bashkuara, demonstrimin e fuqisë dhe spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë./GazetaExpress/.