Rajon & Botë

Për shkak të shefave, zyrat në Dubai pa dyer

Udhëheqësi i emiratit arab Dubai, Sheikh Mohammed bin Rashid al Maktoum është ende i zemëruar me drejtuesit e shërbimeve publike të cilët më herët nuk i kishte gjetur në vendin e punës në 7 e 30, dhe për të parandaluar këtë ai urdhëroi që të hiqen dyert nga zyrat.

Emiri i Dubait pa paralajmërim javën e  kaluar ka shëtitur nëpër zyrat e shërbimit publik dhe në to gjeti karriget bosh.

Inspektimi i befasishëm i  Sheikh Mohammed bin Rashid u zhvillua të dielën herët në mëngjes sipas kohës lokale , por e diela është një ditë pune në Dubai , dhe sheiku pritej që njerëzit të jenë në vendet  e punës së tyre.

E diela është një ditë pune në Dubai , dhe  atë çka pa në vendin e ngjarjes sheiku e zemëroi pas së cilës nëntë zyrtarë kanë humbur vendet e punës.

Lajmi bëri jehonë të madhe nëpër botë,  por suspendimet nuk ishin masat e vetme që mori sheiku i Dubait.

Ai  publikoi edhe një video në të cilën sheiku duke u shpjeguar se është e rëndësishme që mes menaxherit dhe të punësuarve nuk duhet të ketë barriera, pas së cilës urdhëroi që të hiqen dyert e zyrave të menaxherëve madje edhe ato prej qelqi.

the authorSamir Dalipi