Aktuale

Për tri vjet 443 raste me Hepatit

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me OBSh-në dhe Klinikën Infektive, me rastin e Ditës Botërore të hepatitit kanë mbajtur tryezë të rrumbullakët, me moton “Njihu me hepatitin –Vepro tani”.

Në këtë tryezë u tha se Kosova ka nevojë që të bëjë më shumë kampanja për të njoftuar njerëzit lidhur me sëmundjet që shkaktohen nga hepatiti.

Në tri vitet e fundit në Klinikën Infektive janë identifikuar 443 raste me hepatit.

Drejtori i Klinikës Infektive Hamdi Ramadani tha se furnizimi me barna për hepatit C është i mirë ndërsa me hepatit B, Klinika Infektive po has në vështirësi.

Në këtë ditë kur po shënohet dita e hepatitit është vendos që ë bëhet një strategji për të parandaluar sëmundjet me hepatit./KosovaPress/