Sport

Përballje vendimtare mes Rahovecit dhe Vllaznisë në Ligën Ballkanike

Sonte Rahoveci do të përballet me Vllazninë e Shkodrës në Ligën Ballkanike.

Kjo do të jetë një ndeshje e rëndësishme për shkak se të dy skuadrat kanë nga një fitore dhe pesë humbje, duke u renditur në vendin e katërt, përkatësisht të pestë. 

Në grup janë pesë skuadra, ku katër të parat kualifikohen në rrethin e ardhshëm. 

Në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave, kishin fituar shkodranët me rezultat 73:68, që ishte fitorja e vetme e Vllaznisë në këtë edicion të BIBL, kurse Vreshtarët fitoren e vetme në BIBL e kanë ndaj Pejës me rezultat 106:94. 

Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” nga ora 19:00.

the authorGazetaKNN