Shëndetësi

Përdorni këto 5 ushqime për një lëkurë të shëndetshme

Ushqimi luan rol esencial për lëkurën tuaj. Sasia e ujit që e konsumoni dhe mënyra se si ushqeheni tregon shumë për gjendjen e lëkurës.

Natyrisht problemet me lëkurë janë të shpeshta dhe mund të kenë shkaqe të ndryshme, por nëse konsumoni rregullisht këto ushqime do të ju ndihmojnë shumë  të keni një pamje të freskët dhe të shëndetshme

1.       Boronicat

Boronicat janë një burim i pastër i akti-oksidantëve të cilët ndihmojnë në largimin e baktere  dhe në ruajtjen e elasticitetit dhe shkëlqimit të lëkurës. Ato janë të pasura me shumë vitamina të cilat ju ndihmojnë të luftoni inflamacionin, gjithashtu ju ndihmojnë në parandalimin e kancerit.

Çokollata e zezë

 

Çokollata e zezë është mënyra më  e mirë dhe më adekuate për ta trajtuar vetën. Përveç që është shumë e shijshme, çokollata e zezë ka benefite të jashtëzakonshme kuruese dhe hidratuese të cilat i ndihmojnë shumë lëkurës suaj.

3.       Jogurti

Konsumimi i tij i shton shumë shije ushqimeve që i përdorni çdo ditë, përveç kësaj përdorimi i jogurtit ndihmon  që të keni një lëkurë të butë dhe të freskët. Jogurti është i përbërë nga komponent të ndryshëm që  i ndihmojnë shumë punës së organizmit, gjë e cila reflektohet edhe në shëndetin e lëkurës.

4.       Farat e lulediellit
Farat e lulediellit janë të mbushura me vitaminë E, vitaminë kjo që mbron  lëkuren dhe mundëson rikuperimin e shpejtë nga dëmet e shkaktuara gjatë qëndrimit në diell.

5.        Çaji i gjelbër

Ky çaj është I pasur me shumë  benefite të nutricionit dhe përdormi I rregullt I tij stimulon funksionimin e mirë të metabolizmit si dhe redukton skuqjet dhe inflamacionin që shkaktohet në lëkurë.