Lifestyle

Përdorni maskën me kivi dhe banane për fytyrë të shëndetshme dhe të pastër

Për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe të pastër është shumë e rëndësishme që të zgjedhni produkte natyrale të cilat ndihmojnë në mirëmbajtjen e lëkurës dhe heqjen e papastërtive.

Duke kombinuar bananen kivin si dhe pak jogurt ju mund të arrini rezultate mahnitëse.

Pasi që këta përbërës kanë sasi të larta të vitaminave dhe mineraleve ju ndihmojnë lehtësisht në heqjen e njollave, në mbajtjen e lëkurës së hidratuar dhe të butë, transmeton gazeta Intro.

Si mund ta krijoni këtë maskë?

Në një enë të thellë shtypni një kivi, gjysmë banane dhe një lugë jogurt, deri sa të keni arritur një masë të njëtrajtshme.

Vendoseni maskën në fytyrë të pastër dhe lëreni të qëndrojë për 20 minuta, pastaj shpërlani fytyrën me ujë të ngohtë.

Për rezultate më të shpeshta preferohet që maska të përdoret 2 herë në javë./GazetaIntro