Sport

Perez e ka një kërkesë për Ronaldon para largimit nga Reali!

Transferimi i Ronaldos te Juventus pritet të ndodhë shumë shpejt, madje është vetëm një çështje kohe.
Në media kishin aluduar se portugezi do të prezantohej me numrin 7, në muajin e 7 të vitit, në datën 7-të, por nuk ndodhi.

Të martën, bordi drejtues i Realit do të mbajë një mbledhje ku dhe pritet të jepet “OK” për largimin e Ronaldos.

Perez kërkon të fitojë më shumë se 100 milionë euro. Megjithatë ai ka edhe një kërkesë tjetër.

Ronaldo duhet të mbajë një qëndrim publik përpara tifozëve madrilenë.

Në media ka qarkulluar lajmi se Cristiano vetëm do të shpallë një letër largimi, për shkak se ky largim vjen sipasojë e krisjeve të mardhënies me presidentin Perez.