Aktuale

Përfundojnë të gjitha punimet në ndërtimin e trotuarit në Rahovec

Komuna e Rahovecit po vazhdon me realizimin e projekteve. Në njërin prej projekteve që kanë përfunduar punimet, është rregullimi i trotuarit në të dy anët në rrugën “Gëzim Hamza” në qytetin e Rahovecit , me gjatësi të përgjithshme prej 1320 metrash.

Në kuadër të këtij projekti, përveç trotuarit është rregulluar edhe ndriçimi i ri publik i cili ka munguar kësaj rruge dhe janë mbjellë 140 drunjë dekorativ. Vlera e përgjithshme e projektit, buxhetit të Komunës i ka kushtuar 49,793.43 euro.