Aktuale

Përkujtohet Enver Zymberi

Këshilli Drejtues i Sindikatës të Policisë së Kosovës edhe këtë vit në shenjë respekti dhe përkujtimi për Heroin Enver Zymeri dhe zyrtarët policor të rënë në detyrë, organizon Lojrat e IV sportive, përkatësisht turnirin sportiv në futboll.

Sipas njoftimit të Sindikatës, turniri mbahet më 16 dhe 17 dhjetor 2016 në Akademinë për Siguri Publike në Vushtrri. Hapja e lojërave bëhet më 16 dhjetor në orën 09:30. Kurse, mbyllja e lojërave bëhet më 17 dhjetor në orën 12:00, kur edhe do të bëhet ndarja e mirënjohjeve për ekipet fituese./KosovaPress/